Celebrities Gossip Showbiz

Në ditën e tyre më të lumtur Elgiti i propozon për martesë Kleas!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Ditën e sotme, djali i tyre Krid feston ditëlindjen dhe duken në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije sot Elgiti vendosi ti propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre. Këtë na e bëri me dije vetëm pak më parë miku i tyre dhe aktori i njohur, Donald Veshaj me disa video të postuara në ‘Instastory’.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.