Celebrities Gossip Showbiz

Pas Çmimeve Oscars, Jada dhe Will në prag divorci?!

Will Smith dhe gruaja Jada mund të kenë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e showbiz-it pasi tensionet u rritën mes çiftit pas sjelljes së diskutueshme të aktorit në Oscars muajin e kaluar. Aktori 53-vjeçar u ndalua nga Academy Awards për 10 vjet, pasi hyri në skenë dhe goditi prezantuesin Chris Rock në fytyrë.

Shpërthimi i tij erdhi pasi Chris bëri shaka rreth gruas së Will, duke iu referuar mënyrës sesi Demi Moore e rruajti kokën e saj për rolin. Por Jada, e cila ka alopecia dhe i ka rruar flokët pasi filluan të binin, dukej dukshëm e mërzitur ndërsa rrotulloi sytë. Will papritur u ngjit në skenë dhe e goditi Chris përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të bërtiste:

Mos e përmend më emrin e gruas sime!

Opinioni publik ishte i ndarë për atë që ndodhi, por tani duket se tensionet janë të larta mes çiftit. Një burim për mediat e huaja tha:

Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme. Ka patur probleme prej vitesh, por ata mezi po flasin tani. Nëse do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtën e gjysmës së tyre. Mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e showbiz-it dhe të zgjasë më shumë se divorci i Angelina-s dhe Brad-it. Will padyshim nuk e dëshiron këtë.

Aktori i kërkoi falje Akademisë dhe kolegëve të tij të nominuar kur mori çmimin e tij dhe më vonë i kërkoi një falje publike Chris.