Celebrities Showbiz

Pas kujtimeve tronditëse të Britney Spears, Justin Timberlake merr këtë vendim…

Justin Timberlake po i jep fund diskutimit rreth kujtimeve të Britney Spears, në librin “The Woman in Me”, të paktën në mediat e tij personale sociale. Të enjten, fansat vunë re se këngëtari çaktivizoi seksionin e komenteve në postimet e tij në Instagram. Kjo vjen mes disa zbulimeve shumë të komentuara nga kujtimet e Spears për marrëdhënien e tyre të kaluar. Spears dhe Timberlake kishin lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2002, dhe gjatë asaj kohe, Spears pretendon se ajo mbeti shtatzënë dhe bëri një abort.

Ishte një surprizë, por për mua, nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justin. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët nga sa e kisha parashikuar. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj.

Për shkak të famës së tyre, Spears dhe Timberlake vendosën që për të mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe abortin, procedura duhet të bëhet në shtëpi. Spears u shpreh se asokohe nuk i kanë thënë familjes së saj, duke shtuar se:

Ishte e rëndësishme që askush të mos merrte vesh për shtatzëninë apo abortin, që do të thoshte të bëje gjithçka në shtëpi.

Ajo e përshkruan dhimbjen fizike të abortit me ilaçe “torturuese”.

Vazhdova të qaja dhe të qaja derisa mbaroi gjithçka. U deshën orë të tëra dhe nuk e mbaj mend si përfundoi, por e mbaj mend, njëzet vjet më vonë, dhimbjen dhe frikën.

Përpara publikimit të kujtimeve, një burim tha se:

Justin është përqendruar te familja e tij dhe është përpjekur të mos shqetësohet me kujtimet e Britney. Vitet e fundit, Justin është përpjekur të mbështesë Britney nga distanca. Ata kishin lidhje kaq gjatë më parë, por ai ende ka respekt për të. Justin dhe Jessica thjesht duan që të gjithë të rriten dhe të evoluojnë në vend që të vazhdojnë të tregojnë të kaluarën.