Lajmet e fundit

Si i ka pritur Justin Timberlake deklaratat tronditëse të Britney Spears…

Ylli i muzikës pop Britney Spears zbuloi në librin e ri se ajo kishte kryer një abort gjatë marrëdhënies së saj me këngëtarin Justin Timberlake. Këngëtarja zbuloi në librin e saj të titulluar “The Woman in me”, e cila do të dalë më 24 tetor, se shtatzënia e saj në fund të vitit 2000 ishte një surprizë, por jo një tragjedi.

Ndërkaq, pas këtyre deklaratave Justin ka zgjedhur të heshtë por disa burime të afërta me këngëtarin kanë treguar se ai është fokusuar totalisht tek familja e tij. 42-vjeçari është i martuar me Jessica Biel me të cilën ka edhe dy djem. Ndërkaq, burimi shtoi se:

Ai është i lumtur në shtëpi me Jess-in dhe fëmijët e tyre dhe po fokusohet në projekte të reja muzikore. Ai është në një vend të mrekullueshëm. Çifti së fundmi është parë duke shijuar një koncert të Elton John. 

Rikujtojmë, se Timberlake është bërë muzikanti më i fundit që ka shitur katalogun e tij muzikor. Fituesi i Grammy-t, nënshkroi një marrëveshje me ‘Hipgnosis Song Management’, një kompani e mbështetur nga firma e kapitalit privat Blackstone. Marrëveshja përfshin të drejtat e autorit të rreth 200 këngëve të Timberlake. Firma e kapitalit privat do të ketë këngët hit të muzikantit duke përfshirë “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” dhe “Mirrors” nën kontrollin e tyre.