Celebrities

Pas Mbretit Charles III, Camilla kurorëzohet mbretëreshë

Pas kurorëzimit të Mbretit Charles, është kurorëzuar edhe Camilla, bashkëshortja e tij. Ajo është lyer me vaj për herë të parë nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, i cili i dorëzoi asaj: Unazën, Shkopin dhe Skeptrin, si pjesë e traditës shekullore të kurorëzimit.

Më pas kryepeshkopi vendosi kurorën në kokën e saj. Për herë të parë në epokën moderne, bashkëshortja ka zgjedhur një kurorë ndryshe për kurorëzimin e tyre.

Ajo ka zgjedhur kurorën e Mbretëreshës Mari, për ceremoninë e kurorëzimit.

Ndryshime të vogla u bënë në kurorën përpara kurorëzimit, duke përfshirë shtimin e diamanteve Cullinan III, IV dhe V, të cilët dikur ishin pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth II.