Showbiz

Pas Michael Jackson, akuzat për pedofili godasin edhe Elvis Presley

Pas dokumentarit të shumëpërfolur “Leaving Neverland” ku legjenda e muzikës pop Michael Jackson akuzohej për pedofili, këto akuza tashmë i kanë kaluar edhe të ndjerit Elvis Presley.

Në librin më të ri të autorit James Williamson zbulohen lidhjet e fshehura të yllit të muzikës dhe se si ai merrte me vete në turne, vajza të mitura.

Shkrimtari gjithashtu shton se një prej vajzave të mitura ka mbetur shtatzënë nga Elvis Presley i cili më pas e ka dërguar në spital që të abortojë.

Ende nuk dihen nëse këto akuza janë të bazuara në fakte por ky libër tronditi edhe një herë fansat e këngëtarit të ndjerë si edhe publikun.