Celebrities Gossip Showbiz

Pas nofkës që këngëtarja kolumbiane i vuri, Clara Chia vendos të ‘hakmerret’ ndaj Shakira-s!

Jeta e Shakira-s ka qenë plot ulje-ngritje kohët e fundit. Ylli i muzikës pop ka nisur një jetë të re në Miami me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique. Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e këngëtares mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi më 13 mars mori një letër ku i kërkohej të largohej nga shtëpia para 30 prillit.

Ndërkaq, thuhet se partnerja e Pique-s, Clara Chia i referohet këngëtares kolumbiane në rrethin e saj shoqëror në mënyrë shumë ofenduese. Pasi u bë e ditur se Shakira i kishte vënë nofkën “miza e vdekur”, partnerja e re e Pique dhe miqtë e saj filluan t’i referoheshin yllit të muzikës pop në një mënyrë shumë të shëmtuar.

Ajo dhe shoqet e saj e quajnë këngëtaren, shtrigë dhe menopauzë. Thuhet gjithashtu se 23-vjeçarja nuk po kalon një kohë të mirë me gjithë vëmendjen mediatike që ka marrë nga lidhja e saj me Pique-n. Rikujtojmë, se kënga e Shakira-s “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM).

UCLM njoftoi së fundmi për një konferencë për të studiuar implikimet e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta për privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare. Ylli i futbollit Gerard Pique së fundmi po bën tituj pas raportimeve të reja për një skandal që përfshin të dashurën e tij të re, Clara Chia dhe ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola. Detajet e thashethemeve u raportuan fillimisht nga ‘Sport’, duke zbuluar se Clara mund të ishte përfshirë në një lidhje sekrete me Guardiolan.