Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet rezidenca luksoze ku po qëndron Shakira me djemtë e saj!

Jeta e Shakira-s ka qenë plot ulje-ngritje kohët e fundit. Ylli i muzikës pop ka nisur një jetë të re në Miami me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique. Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e këngëtares mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi më 13 mars mori një letër ku i kërkohej të largohej nga shtëpia para 30 prillit.

Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 prill në shkollën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara. Prona luksoze e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Miamit u ble nga Shakira në vitin 2001 dhe thuhet se ka vlerën e më shumë se 17.5 milionë dollarë. Sipas La Razon të Spanjës, rezidenca është me ngjyrë të bardhë dhe me stil minimalist, ka dy kate të shtrira në 750 metra katrorë dhe pamje spektakolare nga deti.

Ajo gjithashtu ka një pishinë të madhe të hapur në kopsht. Rezidenca ka 6 dhoma gjumi, 7 tualete dhe ambiente te medha ndenjeje. Gjithashtu ka një palestër private. Në total, prona mbulon më shumë se 2000 metra katrorë. Përveç kësaj, Shakira do të ketë si fqinj personazhe të njohur si Ricky Martin, Jennifer Lopez dhe Ivanka Trump.

Rikujtojmë, se ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për këngën e famshme të ish-partneres së tij Shakira, ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’ me Bizarrap, e cila kishte shumë ‘thumba’ të qarta ndaj tij dhe partneres së tij të re, Clara Chia. Ish-futbollisti ka kundërshtuar qëndrimin e këngëtares kolumbiane.