Botë e Çuditshme Travel

Për ju që kërkoni të vizitoni një vend të veçantë, ju njohim me ishullin me natën më të errët në botë!

Ishulli Bardsey, jashtë gadishullit Llŷn, është vendi i 16-të në botë që njihet si vendi më i errët në tokë. Uellsi tashmë ka disa vende që bëjnë pjesë në Qiellin e Errët, por zonat e përcaktuara si vendet e errëta janë shumë më të rralla dhe kanë kritere më të larta për sa i përket cilësisë së qiellit të natës. Banorët e ishullit shpresojnë se statusi i ri do të rrisë profilin e ishullit si dhe do t’ vendosë Uellsit titullin si një “komb me qiell të errët”.

Sian Stacey, kryetare e ishullit, tha se çmimi ishte shpërblimi i një pune të palodhur disavjeçare.

Nuk ka dyshim se arritja e këtij statusi prestigjioz për Ynys Enlli do të rrisë profilin e ishullit si një vend unik në Uells dhe ndër vendet më të mirë në botë për të parë qiellin e natës.

Ynys Enlli ndodhet dy milje larg majës së gadishullit Llŷn, vendndodhja dhe veçoritë gjeografike e bëjnë atë një nga vendet më të errëta në MB. Sot, është shtëpia e një komuniteti të vogël që punon tokën dhe peshkon nga ishulli. Ka gjithashtu 10 vila pushimi, me vizitorë në ishull midis marsit dhe tetorit.

Certifikimi i ri do të rishikohet rregullisht nga Shoqata Ndërkombëtare e Qiejve të Errët (IDA). Një program katërvjeçar duke përdorur teknologjinë më të fundit u ndërmor si pjesë për të monitoruar cilësinë e qiellit të natës në ishull për të treguar se është mjaft i errët për t’u kualifikuar. IDA kërkoi gjithashtu një plan të menaxhimit të ndriçimit dhe dëshmi fotografike për certifikimin.

Menna Jones, menaxherja e zhvillimit të Enlli, beson se statusi do të tërheqë investime në ishull dhe në zonën lokale.

Është shumë e rëndësishme për ne në Ynys Enlli që të punojmë me komunitetin lokal dhe sigurisht ajo që do të bëjmë gjatë 10 viteve të ardhshme është të investojmë në mjedisin e ndërtuar, në trashëgiminë e tij dhe ne duhet të zhvillojmë projekte të tjera të cilat do përmirësonin edhe më shumë vendin. Për shkak se është një komunitet i vogël dhe i largët, është mirë që të gjithë në Uells dhe në botë do të kujdesen për Ynys Enlli.

Statusi i ri i qiellit të errët të Ynys Enlli vjen në një kohë ku ndotja nga drita në të gjithë globin vazhdon të rritet. Termi “ndotje nga drita” filloi të përdoret nga astronomët në fund të viteve 1960. Sot, fjala i referohet ndotjes së vazhdueshme dhe intensive të dritës të emetuar nga qytetet pas muzgut, duke bllokuar pamjen e yjeve.