Celebrities Gossip Showbiz

Përflitet se ka shkelur ligjin, Zaimina Vasjari tregon anën e saj të së vërtetës!

Zaimina Vasjari, një nga këngëtaret më të përfolura të momentit, kjo për shkak se vetëm para pak javësh ajo është bërë nënë e fëmijës së saj të dytë. Bukuroshja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Kamar, pas vajzës së saj të parë Khloe.

Kohëve të fundit ajo është distancuar nga bota e ekranit dhe ja ka kushtuar kohën e saj familjes. Së fundmi po përflitet se këngëtarja ka kaluar kufirin e Morinës së bashku me fëmijët e saj pa prokurën e te atit të fëmijëve, një veprim ky i paligjshëm.

Sipas përgjimeve të Spak, thuhet se Zaimina është larguar nga vendi ynë duke udhëtuar drejt Morinës.

E telefonuar nga Panorama Plus për të marrë anën e saj të së vërtetës, ajo është shprehur se nuk është në dijeni të lajmeve që kanë qarkulluar, pasi ka qëne gjatë gjithë kohës duke u marrë me kujdesin ndaj femijëve.

Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem. Eshtë thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje.

Rikujtojmë se, para disa kohësh Zaimina u emërua si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Që prej datës 10 qershor të vitit me vendimin e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi, këngëtarja ishte në këtë pozicion pune në shtet edhe pse pa shkollimin e duhur për të kryer këtë profesion.