Celebrities Gossip Showbiz

Përfshihet në një aksident me makinë Michael B. Jordan, zbulohet gjendja e aktorit!

Së fundmi, Michael B. Jordan u përfshi në një aksident me Ferrarin e tij në Hollywood, Kaliforni. Një zëdhënës i LAPD-së tha se ngjarja ka ndodhur në orën 23:34 në një pjesë të bulevardit ‘Sunset’. Sipas zyrtarëve, nuk kishte asnjë të lënduar dhe nuk u ngrit asnjë akuzë nga asnjë palë. Në fotot e publikuara nga TMZ, shifet makina e shkatërruar e yllit. Nuk dihet nëse drejtuesi tjetër ishte në automjet apo i pranishëm në momentin e përplasjes.

Sipas TMZ, një oficer në vendin e aksidentit e pyeti Jordanin “Çfarë ndodhi?” por aktori zgjodhi të mos jepte një shpjegim. Përveç dëmtimit të automjeteve, nuk u raportuan të lënduar dhe ylli i “Wakanda Forever” plotësoi një raport policor para se të largohej.

Rikujtojmë se disa kohë më parë Michael B. Jordan dhe Lori Harvey i dhanë fund lidhjes së tyre. Ylli 35-vjeçar i filmit të njohur “Creed” dhe modelja 25-vjeçare thuhet se u ndanë pasi kishin një lidhje për rreth një vit e gjysmë. Një burim i afërt me dyshen tha për revistën PEOPLE se ata ishin ‘plotësisht të thyer’ për ndarjen dhe se ata ‘ende e duan’ njëri-tjetrin. Në lidhje me ndarjen e tyre një burim pranë tyre u shpreh se:

Michael është pjekur shumë gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për një lidhje afatgjatë. Ai u kujdes shumë duke u hapur emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë. Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri.

Të dy e zyrtarizuan në Instagram romancën e tyre në janar të vitit 2021 dhe festuan 1-vjetorin e tyre të lidhjes nëntorin e kaluar.