Celebrities

Pesë rregulla që vetëm dy nga pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të ndjekin!

Princ William dhe Kate Middleton mund të duket se kanë një jetë mbretërore perfekte. Mirëpo, duhet të dini se familja mbretërore ka një sërë rregullash që duhet të ndjekë. Madje Princ William dhe Kate Middleton kanë pesë rregulla më shumë se pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore që duhet të ndjekin.

Dyshja duhet të merrte konfirmim nga Mbretëresha Elizabeth për t’u martuar

Princ William dhe Kate Middleton u martuan në 29 prill të vitit 2011. Princi duhet të merrte lejen e gjyshes së tij për t’u martuar me Kate Middleton. Ky ishte një rregull që duhet ta ndiqnin vetëm ata. Mbretëresha Elizabeth ishte plotësisht dakord me këtë martesë.

Veshjet e dasmës duhet të konfirmoheshin nga Mbretëresha Elizabeth

Jo vetëm që Mbretëresha do të duhej të aprovonte dasmën, por ajo gjithashtu duhej të konfirmonte veshjen e nuses. Pra Kate Middleton ia shfaqi asaj fustanin e dasmës, dhe pasi ajo e konfirmoi, Kate u lejua ta vishte gjatë celebrimit.

E para që duhet të mësojë emrat e fëmijëve është Mbretëresha

Ky rregull nuk nënkupton se Princ William dhe Kate Middleton do duhet të marrin konfirmim për emrat e fëmijëve. Kjo lidhet më shumë me faktin se Mbretëresha Elizabeth është ajo që jep bekimin e para, ndaj dhe duhet të mësojë e para emrat e fëmijëve të çiftit.

Princ William dhe djali i tij, Princ George, nuk lejohet të udhëtojnë bashkë

Kjo sigurisht lidhet me vazhdimësinë. Ky rregull i parapri çfarëdo lloj fatkeqësie, ndaj dhe Princ William nuk mund të udhëtojë së bashku me të atin. Për momentin dyshja mund të udhëtojë me fëmijët, por kur Princi të jetë 12 vjeç ai do të duhet të udhëtojë pa të atin.

Ata duhet të vishen në mënyrë impresionuese, dhe Kate lejohet të marrë borxh çdo aksesor të Mbretëreshës

Kate Middleton është e lejuar të marrë çcfarëdo aksesori që pëlqen nga koleksioni i Mbretëreshë Elizabeth. Ndërkohë që, Kate Middleton dhe Princ William, duhet të vishen gjithnjë në mënyrë impresionuese.