Celebrities Film & Tv Showbiz

Pete Davidson largohet nga “Saturday Night Live” pas 8 sezoneve, Kim Kardashian bëhet shkak?!

Kohës së komedianit të njohur Pete Davidson në “Saturday Nigt Live” po i vjen fundi pas 8 sezoneve, sipas ‘Variety’. Pak kohë pasi u publikuan lajmet për largimin e Davidson, ‘Deadline’ raportoi se aktorët si Kate McKinnon, Aidy Bryant dhe Kyle Mooney gjithashtu do të largohen nga shfaqja pas kësaj fundjave.

28 vjeçari, iu bashkua shfaqjes së komedisë NBC gjatë premierës së sezonit të 40-të të shfaqjes në shtator 2014. Në moshën 20-vjeçare, ai ishte anëtari i parë i kastit që lindi në vitet 1990 dhe një nga anëtarët më të rinj gjithashtu. Pete këto kohë ka qenë i përfolur për romancën me yllin televiziv Kim Kardashian.

Me këtë të fundit filloi lidhjen gjatë vitit që lamë pas kur dolën publikisht në rrjete sociale në muajin shkurt të këtij viti. Së fundmi, fansat e Kim Kardashian besojnë se ajo ndryshoi zërin e saj për të tingëlluar njësoj si i dashuri i saj Pete. Në një episod të fundit të The Kardashians, ylli i modës po fliste me nënën Kris Jenner dhe miqtë e ngushtë Simon Huck dhe Phil Riportella për martesën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

41-vjeçarja më në fund përmend të dashurin e saj Davidson në emisionin e ri të familjes. Thuhet gjithashtu lart e poshtë se Kim po shqyrton opsionet e fertilitetit pasi ka ndryshuar mendjen për një fëmije të pestë. Biznesmenia miliardere dëshiron të ketë një fëmijë me të dashurin e saj të ri. Nëna e katër fëmijëve ka qenë me komedianin 28-vjeçar për shtatë muaj dhe dyshja dukeshin më se bukur kur dolën për Met Gala javën e kaluar.