Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Pija që do t’ju shpëtojë nga dhimbja e kokës!

Jo të gjithë e dinë se lëngu i turshive është një “thesar” për shëndetin. Një nga banakierët më të mirë në botë, Chanel Adams përmendi tendencën interesante të kombinimit të alkoolit me lëngun e thartë të turshive. Pas një gote uiski, merret një gotë lëngu turshi dhe ky specialitet quhet “pickleback”.

Kjo “shpikje” nuk është e rezervuar vetëm për Shtetet e Bashkuara. Rusët pinë lëng turshish me vodka dhe në Meksikë i kombinojnë me tekila. Arsyeja për këtë është zbutja e efekteve të alkoolit dhe disa pretendojnë se lehtëson simptomat që vijnë për shkak të pirjes së tepërt si dhimbje koke, lodhje, etj.

Shkrimtari dhe pronari i barit në New York, Toby Cecini thotë se pas uiskit pinte lëng turshish dhe përveç faktit që nuk ishte i dehur në mëngjes, të nesërmen ndihej shumë më mirë. Lëngu nga turshitë ka përfitime shtesë, zvogëlon kontraktimet e muskujve, përshpejton sasinë e elektroliteve në trup, hidraton e vret bakteret e dëmshme në stomak.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se pica është ushqimi më i fotografuar dhe më i shpërndarë në mediat sociale, me më shumë se 22 miliardë shikime në TikTok dhe 59.1 milionë hashtags në Instagram. Vëllimi mujor i kërkimit në Google për pica është mesatarisht 13.6 milionë kërkime në mbarë botën, sipas një studimi të kompanisë “Lenstore’’ i cili analizoi 100 ushqimet më të klikuara në TikTok, Instagram dhe Google për të zbuluar se cilat janë ushqimet më të njohura në rrjetet sociale në botë.