Celebrities Ndryshe Showbiz

Plot risi ky sezon… Visjan Ukcenaj, emri tjetër që bashkohet në moderimin e “Ndryshe”!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe… Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë vjen në emisionin “Ndryshe” çdo të martë në orën 18:00 në valët e Top Albania Radios.

Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjendje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj. Adi Pojana, Salsano Rrapi, Anxhela Baxhija dhe Dj Vini sjellin këtë sezon një risi në program.

Atyre do t’iu bashkohet në moderimin e “Ndryshe” dhe aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj. Dimë t’ju themi vetëm kaq… Prisni të papritura!

Visjan Ukcenaj ka lindur në qytetin e Pukës më 20.12.1988 dhe është rritur dhe shkolluar në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e lartë të Arteve për degën Aktrim (Dramë) dhe ka përfunduar studimet e Master në 2008-2013.

Prej më shumë se 11 vite karrierë në televizion dhe në spektaklet më të mëdha të komedisë në troje. Visjani ka mbi 30 role të ndryshme në teatër, 2 filma me metrazh të gjatë dhe 7 me metrazh te shkurtër.

Ai është i apasionuar pas karakterëve të ndryshme dhe larmishmërisë së personazheve, gjë që reflektohet dhe në karrierën e tij në aktrim. Gjithashtu i apasionuar pas muzikës së bukur dhe Hip Hopit ku që në vitin 2017 vazhdon dhe prodhon muzikë Hip Hop. Ai ka bërë disa këngë ku ndër to do të veconte “S’ka si ti”, “Shot”, “Tjetër Botë”, “A je” dhe kënga e tij e fundit “Hana”, në bashkëpunim me Kastro Zizon.