Jeep po planifikon që të dërgojë makinë e saj të parë tërësisht elektrike në tregun evropian jo më larg se vitin tjetër. Ajo do të jetë Avenger. Duke filluar nga viti tjetër, kompania do të fillojë edhe marrjen e para-porosive edhe për dy SUV tjerë, Wagoneer dhe Recon, të dyja këto pritet që t’i nënshtrohen prodhimit masiv në vitin 2024 dhe që në dyqane të jenë nga viti 2025. Avenger do të jetë edhe më i vogël se modeli amerikan i Jeep, Renegade dhe do të mbetet ekskluziv për Evropën.
Makina do të ndërtohet në Poloni dhe do të ofrojë rreze të ngasjes deri në 400 kilometra me një mbushje. Këtë makinë mund ta shihni gjatë Panairit të Makinave në Paris në tetorin e këtij viti. Jeep Recon nga ana tjetër, do të jetë një SUV i fortë i cili është i pajisur mirë për të kaluar terrenin malor prej 35 kilometrave të Rubicon Trail afër Liqenit Tahoe dhe për t’u kthyer prap në qytet për rimbushje.
Ai gjithashtu do ta ketë edhe sistemin e famshëm të tërheqjes të Jeep Selec-Terrain, teknologjinë e dollapit elektronik në bosht dhe mbrojtjen nën trup. Ju madje mund t’i hiqni lehtësisht të gjitha dyert nga makina. Sistemi i gjeneratës së fundit info-argëtues i kompanisë Uconnect gjithashtu do të jetë si veçori i këtij modeli. Njësoj si Recon, Wagoneer do të bazohet në platformën STLA Large për makina elektrike.
Meqenëse po flitet për Wagoneer, ky model do të përpiqet që të tërheqë klientë të ndryshëm. Një SUV me perfomancë prej 600 kuaj fuqi dhe me rreze të ngasjes me më shumë se 600 kilometra me një mbushje do të arrijë shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh për 3.5 sekonda. Pas Amerikës Veriore, Wagoneer dhe Recon përfundimisht do të arrijnë edhe në tregun e Kinës, por që tregu i Evropës ka të ngjarë të jetë prioritet për kompaninë.