Lifestyle Travel

Po planifikoni të udhëtoni dhe jeni të stresuar?! Ja disa këshilla se si të zbusni tensionin e udhëtimeve gjatë festave!

Për shumë njerëz, udhëtimi është një pjesë e domosdoshme e festimit të festave me njerëzit e dashur. Kjo do të thotë të durosh të gjitha zënkat stresuese që mund të vijnë me udhëtimin dhe kalimin e kohës larg komoditetit të shtëpisë tuaj. Nëse jeni duke udhëtuar me makinë për tek gjyshja për Vitin e Ri ose duke fluturuar për të parë familjen në një vend tjetër, provoni këshillat e mëposhtme për të reduktuar stresin dhe tensionin në mënyrë që të shijoni pushimet.

1. Kontrolloni qëndrimin tuaj dhe frymëmarrjen

Kur jeni ulur për periudha të gjata gjatë udhëtimit, ju nuk ndiheni komod. Kur qëndroni ulur, ju keni një frymëmarrje më të shpejtë, e cila nxit reagimin e trupit tuaj ndaj stresit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kontrolloni frymëmarrjen tuaj të paktën një herë në orë gjatë udhëtimit për të ndihmuar në rivendosjen e qëndrimit tuaj dhe për të kultivuar një ndjenjë qetësie. Sipas një studimi, vetëm 90 sekonda frymëmarrje të thellë nxisin një reagim relaksues që ul rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe prodhimin e hormoneve të stresit.

2. Pini mjaftueshëm lëngje joalkoolike

Ato ngërçe të muskujve dhe dhimbje të kyçeve që përjetoni në rrugë mund të kenë shumë të bëjnë me marrjen e lëngjeve. Duke marrë parasysh që trupat tanë janë kryesisht ujë, hidratimi është i rëndësishëm për lubrifikimin dhe qarkullimin e duhur të kyçeve. Por niveli juaj i hidratimit nuk ju ndikon vetëm fizikisht. Kur jeni të dehidratuar, ai rrit nivelet e kortizolit (hormon primar i stresit) të trupit tuaj, gjë që mund të çojë në ndjenja ankthi, lodhjeje dhe nervozizmi të përgjithshëm.

3. Vihuni në lëvizje në çdo rast që mundeni

Ka studime të shumta në lidhje me rreziqet shëndetësore të qëndrimit gjatë ulur, megjithatë pak njerëz duket se bëjnë përpjekje për ta shmangur atë gjatë udhëtimit. Duke parë rreth aeroportit, do të gjeni shumicën e të gjithëve që janë ulur në stolat e pritjes duke pritur të hipin në avionin e tyre, ku në mënyrë të pashmangshme do të qëndrojnë ulur për të paktën disa orë. Ndajini periudhat e qëndrimit ulur duke përfituar nga mundësitë për të qëndruar në këmbë dhe për të ecur sa herë që është e mundur. Në aeroport, bëni një shëtitje rreth terminalit tuaj. Disa aeroporte madje kanë edhe dhoma joga me akses publik. Kur udhëtoni me makinë, gjeni një park apo një qendër tregtare në itinerarin tuaj ku mund të dilni dhe të bëni një shëtitje 10 minuta.

4. Eksploroni sa më shumë vende të reja

Ju mund të jeni aq të lehtësuar kur të arrini në destinacionin tuaj, sa të mendoni se të uleni në një karrige të rehatshme është gjithçka që ju nevojitet. Dilni dhe shëtisni me miqtë ose të afërmit tuaj dhe eksploroni vende të reja, pasi në këtë mënyrë do të bëni edhe një gjumë më të mirë pas një dite të lodhshme.