Aktualitet

Policia: Asnjë i vrarë apo i plagosur nga kontrollet në kapin e MEK në Manzë

Nuk ka asnjë person të vrarë apo të plagosur. Është ky qëndrimi i Policisë së Shtetit pas shpërndarjes së informacioneve se në kampin e Ashrafit, ku policia kreu sot kontrolle, kishte mbetur një person i vrarë.

Policia sot po kryen kontrolle në kampin MEK dhe banorët janë përgjigjur duke protestuar. Gjatë kontrolleve, efektivët e policisë janë përballur edhe me hedhje të gazit lotsjellës dhe për pasojë një prej policëve ka marrë edhe kujdes shëndetësor në ambulancë.

Motivi i kontrolleve nga policia nuk kamp nuk dihet ende. Ndërkohë disa persona raportohet të jenë shoqëruar.

Informacionet për të plagosur dhe të vrarë i bëri të ditura për mediat zëdhënësi i kampit, por Policia e Shtetit i ka mohuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ishte prezent gjatë operacionit në Manzë.