Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Prej 1 muaji është bërë nënë, ish-partnerja e Robin Krasniqit vjen me lajmin e ëmbël!

Heidi Lushtaku përveç se është një super modele e cila prej vitesh jeton jashtë vendit ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën që pati me boksierin e njohur shqiptar Robin Krasniqi. Lidhja e tyre zgjati prej disa vitesh por që përfundoi dhe secili nga ish-partnerët pa jetën e tij. Së fundmi, pas martesës së Robinit me Marigonën surpriza vjen nga Heidi. Nëse mendoni se bukuroshja është beqare, e keni shumë gabim. Jo vetëm që nuk është beqare por është bërë edhe nënë e një djali 1 muaj më parë.

Heidi dhe futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, janë bërë prindër për herë të parë. Foton e parë me fëmijën çifti e kanë publikuar në Instagram duke konfirmuar kështu edhe lidhjen e tyre që për shumë kohë e kishin mbajtur larg vëmendjes së mediave. Sipas mediave turke, 23-vjeçari Merih Demiral është njohur me Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh.

Nuk dihet prej sa kohësh, por mesa duket futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare. Madje, edhe në foton e postuar, Heidi shkruan:

Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar muajin e parë të lindjes, biri im.