Celebrities Gossip Music Showbiz

Prej vitesh i ka munguar muzikës, Rihanna tanimë vjen me surpriza të reja!

Ylli i muzikës pop, Rihanna i ka munguar muzikës prej disa vitësh. Këngëtarja është përqëndruar më së shumti tek biznesi i saj dhe tek djali që solli në jetë para pak kohësh. Por disa foto të shkrepura së fundmi kanë nxitur aludimet se Riri do rikthehet në muzikë. Ajo dhe partneri i saj, A$AP Rocky janë parë duke shkuar së bashku në një studio në Los Angeles. 34-vjeçarja dhe 33-vjeçari dukeshin se ishin në humor të mirë. Kaq ka mjaftuar që jo vetëm të nisin thashethemet për rikthimin e Rihannës në muzikë, por edhe për ndonjë bashkëpunim surprizë me A$AP Rocky.

Rihanna ka qenë gjithmonë duke krijuar trende të reja, në botën e muzikës, modës dhe bukurisë, por ideja e fundit e yllit ka hutuar dhe ndarë fansat në dy grupe. Adhuruesit e ketchup-it do të jenë gjithë sy e veshë me një linjë të re grimi për ‘Fenty Beauty’ që përfshin ketchup-in. Po, ashtu siç e dëgjuat.

Linja ‘Fenty Beauty’ këtë javë ndau një pamje paraprake të linjës së ardhshme të grimit në bashkëpunim me ‘MSCHF’, kompania që qëndron pas ‘Satan Shoes’ kontroverse të reperit Lil Nas X. Fotot shoqëruese tregojnë modele që aplikojnë ketchup në buzët e tyre sikur të ishte buzëkuq.

Super ylli i muzikës pop është bërë zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, pasi ka grumbulluar një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh në moshën 34-vjeçare, raporton ‘Foxbussiness’. Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, e cila është paraqitur në listën vjetore të ‘Forbes’ të grave më të pasura “selfmade” në Amerikë për tre vjet me radhë, u rendit në vendin e 21-të në listën e këtij viti.