Art & Kulturë Music

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani reagon për rikthimin e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë!

“Sunny Hill Festival” do të mbahet dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe në atë shqiptar, në Tiranë. Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës dhe “Sunny Hill Festival”. Në deklaratë thuhet se ‘Sunny Hill Festival’ do të mbahet në Prishtinë në datat 4-7 gusht, data këto që u parashikuan më herët që festivali të mbahej në Tiranë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter. Ajo ka shkruar:

Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim të kemi Sunny Hill Festival në Prishtinë ku e ka vendin.

Këtë vit festivali rikthehet pas një pauze prej dy vitesh dhe pritet që emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare të performojnë përgjatë katër ditëve. Por duket se me vendimin e fundit, këto data janë zhvendosur nga fundi i muajit gusht, përkatësisht në 26, 27 dhe 28 gusht. Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë artistë ndërkombëtar si Duan Lipa, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe disa nga artistët më të njohur shqiptarë.

Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin, organizojnë në Kosovë që nga viti 2016 një nga koncertet më të mëdhenj, “Sunny Hill Festival”. Festivali ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta dhe artisten me famë botërore, Miley Cyrus apo dhe Dj e njohur ndërkombëtar Calvin Harris.