Auto & Moto

Prezantohet modelin më i shpejtë AMG nga Mercedes!

Për ata që preferojnë të vozisin modele nga Mercedes-Benz, një coupe me dy dyer i prezantuar së fundmi me sa duket po i jep të gjitha indikacionet se ia vlen pritja e tij. Mercedes-AMG GT63 S E Performance vjen me 805 kuaj fuqi dhe një motor V8 4.0 litërsh turbocharged.

Marka gjermane thotë se AMG GT63 S E Performance arrin 96 km/h në vetëm 2.7 sekonda duke e bërë atë modelin e prodhimit AMG më të shpejtin ndonjëherë. Ky model vjen me një transmision automatik me nëntë shpejtësi dhe një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat. Bëhet e ditur se çmimi për Mercedes-AMG GT63 S E Performance me dy dyer do të shpallet në fund të vitit 2024.

Mercedes-Benz ka njoftuar së fundmi për një tërheqje nga tregu të 116,020 SUV-ve të ndërtuar nga viti 2019 deri në vitin 2024. Kjo pasi është konstatuar se kablloja e vendosur nën sediljen e përparme të pasagjerit ka mjaftueshëm energji elektrike sa për të marrë flakë. Për fat të mirë, marka gjermane nuk ka listuar ndonjë aksident ose lëndim që rezulton nga ky problem.

Por, edhe pse Mercedes nuk është në dijeni të ndonjë lëndimi nga ky problem, ka 31 raportime në lidhje me këtë çështje nga gushti i vitit 2022 deri në fund të nëntorit 2023. Kështu që duke e konsideruar se kablloja 48 volt mund të jetë një rrezik potencial për sigurinë, prodhuesi do t’i largojë automjetet nga tregu deri sa ta rregullojë këtë problem.

Pra, nëse sedilja juaj ndihet paksa si shumë e ngrohtë, mund të mos ketë të bëjë me temperaturën por me kabllon nën të. Bëhet e ditur se kjo tërheqje prek automjetet e GLC-Class dhe GLS-Class dhe fillon më 22 mars. Mercedes-Benz ka zbuluar së fundmi në panairin e makinave elektrike në Las Vegas, konceptin e saj të ri të makinës me drejtim nga Inteligjenca Artificiale. “Makina e së ardhmes” e quajnë ideatorët dhe ndërtuesit polakë të këtij modeli të ri. Benzi në fjalë do të ketë një asistent virtual, të aftë që të dialogojë me përdoruesin e të drejtojë makinën njëkohësisht.