Auto & Moto

Rrezik zjarri nën sediljen e pasagjerit, Mercedes-Benz njofton tërheqjen nga tregu të dy modeleve!

Mercedes-Benz ka njoftuar për një tërheqje nga tregu të 116,020 SUV-ve të ndërtuar nga viti 2019 deri në vitin 2024. Kjo pasi është konstatuar se kablloja e vendosur nën sediljen e përparme të pasagjerit ka mjaftueshëm energji elektrike sa për të marrë flakë. Për fat të mirë, marka gjermane nuk ka listuar ndonjë aksident ose lëndim që rezulton nga ky problem.

Por, edhe pse Mercedes nuk është në dijeni të ndonjë lëndimi nga ky problem, ka 31 raportime në lidhje me këtë çështje nga gushti i vitit 2022 deri në fund të nëntorit 2023. Kështu që duke e konsideruar se kablloja 48 volt mund të jetë një rrezik potencial për sigurinë, prodhuesi do t’i largojë automjetet nga tregu deri sa ta rregullojë këtë problem.

Pra, nëse sedilja juaj ndihet paksa si shumë e ngrohtë, mund të mos ketë të bëjë me temperaturën por me kabllon nën të. Bëhet e ditur se kjo tërheqje prek automjetet e GLC-Class dhe GLS-Class dhe fillon më 22 mars. Mercedes-Benz ka zbuluar së fundmi në panairin e makinave elektrike në Las Vegas, konceptin e saj të ri të makinës me drejtim nga Inteligjenca Artificiale. “Makina e së ardhmes” e quajnë ideatorët dhe ndërtuesit polakë të këtij modeli të ri. Benzi në fjalë do të ketë një asistent virtual, të aftë që të dialogojë me përdoruesin e të drejtojë makinën njëkohësisht.

Asistentja e mençur mund të flasë gjuhë të ndryshme, në tonalitete të ndryshme të zërit, si dhe mund t’i përgjigjet edhe pyetjeve inteligjente. Kompania ende nuk ka një çmim për shitjen e saj, por sigurisht, besohet se do të kushtojë miliona dollarë. Rikujtojmë, se kompania gjermane e modifikimeve të makinave, Refined Marques, ka krijuar një version të veçantë të Mercedes AMG G63 Cabriolet. Ky model i rrallë është një nga 20 krijimet e personalizuara të këtij lloji dhe çmimi fillestar i tij është 1,3 milion dollarë.