Celebrities Gossip Showbiz

Princesha Beatrice thotë se do të ishte një dhuratë nëse fëmija i saj do të lindte me disleksi!

Në një rrëfim të sinqertë dhe me një këndvështrim ndryshe, Princesha Beatrice, e cila është në pritje të ëmbël, tha do ta shihte si dhuratë nëse fëmija i saj do të kishte disleksi. Beatrice, 33 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Edoardo Mapelli Mozzi, 37 vjeç, do të bëhen prindër të një fëmije në vjeshtë. Të dy, Beatrice dhe Edoardo janë disleksikë, një gjendje që ndikon në aftësinë për të shkruar, lexuar dhe mësuar gjëra të tjera e shpesh mendohet se trashëgohet në familje. Prandaj çifti po përgatitet për mundësinë që edhe fëmija i tyre i ri të diagnostikohet me këtë gjendje.

Beatrice ka financuar orgnizatën e bamirësisë për disleksinë, “Helen Arkell Dyslexia”, që nga viti 2013 dhe thotë se ajo dëshiron ta zhvendosë këndvështrimin drejt diçkaje pozitive. E pyetur për fëmijën dhe gjendjen e saj, princesha tha për revistën “Hello”:

Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që do të shohim nëse do ta bëjmë këtë bisedë brenda disa muajsh me një fëmijë të ri në shtëpi, por unë me të vërtetë e shoh disleksinë si një dhuratë.

Ajo u shpreh se edhe pse drejtshkrimi i saj është i tmerrshëm dhe bërja e detyrave me djalin e bashkëshortit, Wolfie, gjatë pandemisë së koronavirusit nuk ishte pika e saj e fortë, ende e sheh disleksinë si pasuri. Princesha theksoi se gjendja e saj e ka bërë të vlerësojë gjërat që mund të bëjë dhe jo ato që nuk mundet.

Gjithmonë e shihja si diçka për të ecur përpara, shihja gjithmonë atë që mund të bëja. Asnjëherë atë që nuk mundesha.

Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që prek si fëmijët ashtu edhe të rriturit dhe ndikon në aftësinë për të lexuar, shqiptuar, shkruar dhe folur. Simptomat janë të ndryshme me moshën dhe ashpërsia e tyre mund të ndryshojë gjithashtu. Në përgjithësi, njerëzit me disleksi kanë vështirësi në ndarjen e fjalëve në tinguj të thjeshtë dhe njohjen e numrave. Disleksia shpesh njihet si aftësi e kufizuar në të lexuar.