Celebrities Gossip Music Showbiz

Prisni pak! Kënga e Majk me Dafinën është e ‘kopjuar’?!

Në muajin janar u publikua një nga bashkëpunimet mes dy artistëve të njohur, Dafina Zeqiri dhe Majk me titull “Më fal”. Ky bashkëpunim rezultoi që të ishte një sukses i madh sepse menjëherë pas publikimit dhe deri tani numëron afërsisht 9 milion klikime në kanalin YouTube. Një melodi e bukur një muzikë dhe një tekst i pritur shumë mirë nga dëgjuesit por ndoshta ka dhe diçka që nuk shkon. Në fillim mjafton të dëgjoni këngën e Dafinës dhe Majkn më pas ndoshta do të ndryshoni mendim…

https://www.youtube.com/watch?v=c6f6S3BA8Fw

Shpesh herë na ka ndodhur që gjatë kohës që ne dëgjojmë një këngë të na vijë në mendje një këngë tjetër me po të njëjtën melodi apo me të njëjtin refren. Këngët shqiptare në përgjithësi janë vënë shpeh herë përballë këtij fakti. Kështu ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e Dafinës dhe Majk. Refreni i këngës së tyre është pothuajse i ngjashëm me melodinë dhe refrenin e një kënge të huaj nga dy artistë të njohur serb.

Refreni i këngës së dy artistëve serb është pak a shumë i njëjtë me atë të artistëve shqiptarë, por duhet theksuar fakti se kënga e tyre ka dalë dy vite më parë ndërsa bashkëpunimi i Dafina Zeqirit dhe Majk ka vetëm dy muaj.

Vlen të theksohet se këta nuk janë artistët e parë që janë akuzuar në lidhje me këto ngjashmëri në refrene apo në melodi. Kujtojmë se edhe Elvana Gjata apo artisti Don Xhoni së bashku me Encën me bashkëpunimin e tyre janë akuzuar për të njëjtën gjë. Këto janë ngjashëmri të cilat shpesh herë vihen re nga vetë fansat dhe dëgjuesit.