Celebrities Showbiz

Pritjes i erdhi fundi, na ndan vetëm një ditë nga koleksioni i ri i Kylie Jenner!

Kylie Jenner, një nga motrat Kardashian-Jenner dhe një nga biznesmenet më të suksesshme, di mjaft mirë të reklamojë produktet e saj. Këtë e tregoi vetë Kylie me disa nga postimet e saj në rrjete sociale lidhur me koleksionin e ri që do të lançojë së shpejti.

Na ndan vetëm një ditë, nga ditëlindja e Kylie, dhe po e njejta kohë vlen edhe për kolekisonin e ri. Kjo sepse Kylie na ka mësuar tashmë të lançojë një të tillë çdo vit për ditëlindjen e saj. Po çfarë dimë ne për të?

Xixa, shkëlqim dhe ngjyrë ari duket se do të jenë kryefjala e këtij koleksioni. Në postimet e fundit Kylie ka shfaqur se kjo do të jetë mbizotëruese në këtë koleksion. Në njërin nga ta Kylie është e tëra e mbuluar me xixa, dhe format e saj trupore duken thjesht perfekte.

https://www.instagram.com/p/CSE_ZPBloQK/

Në një tjetër ajo mban veshur një fund, të brendshme dhe sandale të gjitha në ngjyrë ari dhe duket thjesht e mrekullueshme.

https://www.instagram.com/p/CSKVQkbp32u/

Në një tjetër jo vetëm veshja, por edhe flokët dhe makeup janë në ngjyrë ari dhe Kylie është thjesht magjike.

https://www.instagram.com/p/CSM3anxnxsn/

Të shumta janë foto e videot që Kylie ka shfaqur deri tani, dhe me siguri ndjekësit e saj po presin me padurim. Duket se pritjes i vjen fundi, teksa për disa orë ne do të njihemi me koleksionin e saj të ri që me siguri do të jetë magjik.