Celebrities Live From Tirana

Producentja më e re në treg Edessa, rrëfen ekskluzivisht për TAR eksperiencën e saj!

Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” për të na folur për temën e ditës së sotme “Producentët e rinj dhe çfarë i sjellin ata muzikës?”, nëpërmjet në lidhjeje telefonike ishte producentja dhe njëkohësisht Dj, Edessa. Si e gjen veten Edessa në raport me pozicionin që ka në muzikë dhe si ka nisur ajo rrugën e saj? Producentja shprehet se:

Ka qenë dhe është synim që e vogël, ishte ëndërr dhe tani po shijoj ëndrrën time.

Sa komode ndihet Edessa e cila punon me artistët e rinj? Ajo rrëfen se:

Që kur jam futur në studio, jam ndjerë shumë mirë se kemi qenë me të vërtetë si familje dhe ka qenë shumë i thjeshtë bashkëpunimi dhe është gjetur mënyra e komunikimit. Ka qenë shumë e thjeshtë dhe e bukur. Në fakt jam shumë e lumtur që avash-avash po fillon të përhapet ideja e producentit. Ka shumë punë që të arrijë të marrë vlerësimin e duhur por prap jemi në rrugë të mirë. Ideja është që pavarësisht se muzika komerciale po bëhet pak a shumë i njëjti zhaner por gjithsesi këto kohët e fundit kam parë që ka edhe zhaner pak më të rinj po vjen avash-avash një frymë më e re.

Në lidhje me këngët që Edessa ka qenë vetë pjesë dhe i kanë lënë një impakt, ajo përmend këngët:

Sardi Strugaj me titullin “Ka me t’ba me kajt”, Killua me këngën “Bagëti e Bujqësi” që unë e kam shumë përzemër. Një nga produktet e mia “Love Blind”  që është më shumë për ‘club’-e dhe është shumë e dëgjueshme.