Tech

Produktet dhe veçoritë e reja të prezantuara nga Apple!

Së fundmi, Apple bëri publike shumë gjëra në konferencën e tyre vjetore, duke na dhënë edhe një paraqitje të shkurtër për të shumë priturat macOS Ventura, iOs 16, çipin M2, MacBook Air-in e ri dhe shumë të tjera. Apple e prezantoi iOS16, një përditësim i cili sjell veçori të reja në “lock screen-in” e telefonit tuaj.

Ky përditësim ju mundëson juve që në ekranin tuaj të vendosni foto të personalizuara, të ndërroni fontin dhe ngjyrën e orës dhe datës, e ndër to sjell edhe “mini-aplikacione” të reja për motin, kalendarin e shumë gjëra të tjera. Veçori tjetër e iOs 16 të ri, është se ju mund t’i editoni ose edhe fshini mesazhet që i dërgoni nga aplikacioni i mesazheve në telefonin tuaj.

Në një nga veçoritë e tjera të iOS 16, Apple e sjell edhe modelin ‘blej tani, paguaj më vonë’, veçori që mund të përdoret me Apple Pay për aplikacionet me pagesë në Apple Store. Aplikacioni Apple Fitness App tani do të jetë i përdorueshëm për të gjithë telefonat e Apple.  Kjo është diçka e re, pasi më parë vetëm ata që posedonin Apple Watch kishin qasje në këtë aplikacion.

Veçori e re laptopit MacBook Air është trashësia e saj prej 127 milimetrave, gjithashtu vjen me ngjyra të ndryshme dhe ekran prej 13.6 inç. Ndërkaq, Apple po kërkon të rrisë prodhimin e saj jashtë Kinës, sipas një raporti nga ‘Wall Street Journal’, duke përmendur politikën zero të Pekinit për COVID-in si një nga arsyet kryesore. Sipas burimeve anonime të raportit, Apple po u thotë furnitorëve se dëshiron të zgjerojë prodhimin diku tjetër, duke përfshirë Indinë dhe Azinë Juglindore.

Rikujtojmë, se rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë. Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Ai i bëri këto komente së fundmi në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”.