Bota Tech

Apple po kërkon të rrisë prodhimin jashtë Kinës!

Apple po kërkon të rrisë prodhimin e saj jashtë Kinës, sipas një raporti nga ‘Wall Street Journal’, duke përmendur politikën zero të Pekinit për COVID-in si një nga arsyet kryesore. Sipas burimeve anonime të raportit, Apple po u thotë furnitorëve se dëshiron të zgjerojë prodhimin diku tjetër, duke përfshirë Indinë dhe Azinë Juglindore.

Aktualisht, siç bëhet e ditur, India dhe Vietnami prodhojnë vetëm një përqindje të vogël të produkteve të kompanisë. Apple është mbështetur në prodhimin kinez për më shumë se një dekadë, me analistët që vlerësojnë se 90% e produkteve të kompanisë prodhohen nga prodhuesit me kontratë në Kinë. Kjo ka bërë që suksesi i Apple të bëhet i prekshëm ndaj ndryshimeve në politikat e COVID-19 të miratuara nga Partia Komuniste Kineze.

Në fillim të kësaj jave, u zbulua se Apple ka punësuar Desi Ujkashevic, një ish-ekzekutiv të Ford-it, për t’iu bashkuar përpjekjeve të projektit Apple Car. Që atëherë, pyetjet vazhdojnë të lindin nëse ‘Apple Car’ do të bëhet apo jo një gjë e vërtetë. I referuar edhe si ‘Project Titan’, projekti po punon për të krijuar automjetin e parë elektrik vetë-drejtues të Apple. Ai synon të nisë që në vitin 2025, por raportet sugjerojnë se qëllimi është paksa shumë ambicioz.

Rikujtojmë, se Apple nga ana tjetër po teston iPhone që të ndërrojnë portin Lightning me USB-C, sipas një raporti të ri të Bloomberg për Apple nga Mark Gurman. Por nuk duhet të prisni ta shihni atë në linjën e iPhone të këtij viti, pasi ndryshimi nuk do të ndodhte deri në vitin 2023 dhe për këtë na siguron Gurman. 

Apple ka humbur pozicionin e saj si kompania më e vlefshme në botë pas një shitjeje të gjerë të aksioneve të teknologjisë. Kjo bëri që në vend të parë të kalojë prodhuesi i naftës dhe gazit, Aramco. Aksionet e Apple ranë me më shumë se 5% në New-York me një vlerësim të tregut të aksioneve prej 2.37 trilionë dollarësh. Ndërsa Aramco vlerësohej në 2.42 trilion dollarë.