Celebrities Gossip Showbiz

Projekti që pritet të bëjë bashkë Jennifer Lopez dhe Jimmy Fallon!

Moderatori i njohur Jimmy Fallon ka zbuluar së fundmi se po bashkëpunon me këngëtaren e njohur Jennifer Lopez në librin e tij të ardhshëm për fëmijë.

Ideja tjetër që kemi… ajo përfshin JLo. Gjithmonë kemi dashur të bëjmë diçka së bashku dhe sigurisht, unë i them: “Duhet të bëjmë një këngë së bashku”. Jennifer thotë: “Jo, nuk mundem. Jam e zënë. Oh, herën tjetër”.

52 vjeçarja nuk ishte e kënaqur për një këngë me Fallon, por dyshja vendosi të bashkëpunojë për fëmijët e tyre. Lopez është nënë e dy binjakëve, Max dhe Emme, ndërsa Fallon ka dy vajza, Franny dhe Winnie. Moderatori u shpreh ndërkaq se:

Ne të dy kemi fëmijë. Ajo është një nënë e shkëlqyer. Le të mendojmë për diçka argëtuese, një libër të mirë për fëmijë, që të mund të mblidhemi dhe të bëjmë diçka.

Sa i përket asaj që fansat mund të presin nga libri, Fallon tha se do të ndihmojë foshnjat në mësimin e spanjishtes. Ndërsa fansat presin bashkëpunimin e Fallon dhe Lopez, ai do të sjellë dhe një libër tjetër për fëmijë, ‘Nana Loves You More’.

Është mjaft i gjatë për t’u llogaritur si një libër, por është mjaft i shkurtër ku mund ta lexosh dhe të shkosh në shtrat. Unë jam i emocionuar për këtë. Nga të gjitha ato që kam shkruar, kjo është më e afërta me një histori reale. Kjo është diçka që ju lexoni gjatë natës për fëmijët tuaj.

Moderatori paralajmëroi se libri të bënë për të qarë, pasi u mëson fëmijëve se, edhe kur gjyshja nuk është më pranë, ju do ta keni atë gjithmonë si pjesë të jetës suaj, nuk do të shpëtoni kurrë prej saj. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e çmimeve ‘Oscar’. Kjo pasi asnjë nga projektet e tyre të fundit nuk mori ndonjë nominim. Nëse do të ishin pjesë do të ishte hera e tyre e parë në ceremoninë e ‘Oscars’ që nga rindezja e marrëdhënies së tyre. Kujtojmë që për herë të parë ata parakaluan bashkë në tapetin e Oscar-i në vitin 2003.