Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Provoni të eliminoni këto ushqime nga dieta juaj nëse nuk e dëshironi rënien e flokëve!

Rënia e flokëve te njerëzit është një proces normal. Një person mesatar humbet rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Mirëpo, nëse rënia e flokëve është më e theksuar, ajo mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si stresi, ushqimi i keq, gjenetika, çrregullimet hormonale dhe sëmundjet. Gjithashtu, trajtimi jo i duhur i flokëve, si lyerja shumë e shpeshtë ose lidhëset mund të shkaktojë dëmtim dhe rënie të flokëve.

Nëse vëreni rënie të konsiderueshme të flokëve, është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me një dermatolog për të përcaktuar shkakun dhe për të marrë trajtimin e duhur. Nëse keni vënë re se flokët po ju bien më shumë seç duhet, shkaku i mundshëm mund të gjendet në konsumimin e një lloji të caktuar ushqimi. Një studim japonez i vitit 2021 studioi ndikimin e konsumimit të ushqimit me përmbajtje të lartë yndyre në trup, me theks në rënien e madhe të flokëve.

Ekspertët dolë me të dhëna befasuese. Eksperimenti u krye në dy grupe minjsh. Njërit grup iu dha ushqim standard, ndërsa tjetrit ushqim me përmbajtje më të lartë të yndyrës. Studiuesit supozuan se ata minj që hanin ushqime me përqindje më të lartë të yndyrës do të humbnin më shumë flokë sesa grupi i parë që mori ushqime me përqindje më të ulët yndyre.

Ata kishin të drejtë. Në katër ditë, minjtë që hëngrën ushqime me yndyrë më të lartë zhvilluan folikula pa qime. Gjithashtu u vu re se minjtë e moshuar janë më të prekur nga ky fenomen. Përfundimi është se njerëzit e moshuar që nuk kujdesen për dietën e tyre kanë më shumë gjasa të humbasin më shumë flokë.

Një raport i kohëve të fundit në lidhje me zbulimin e një kimikati që shkakton kancer në disa shampo të thata mund t’ju bëjë të rimendoni rutinën tuaj të kujdesit për flokët. Por ekspertët thonë se nuk ka një zgjidhje për të gjithë se sa shpesh duhet t’i lani flokët ose çfarë mund të bëni për t’i mbajtur ato në ditët e pushimit.