Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Qentë i ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë përqendrimin e tyre, studim!

Qentë mund t’i ndihmojnë njerëzit të reduktojnë nivelet e stresit dhe të përmirësojnë përqendrimin dhe kreativitetin. Këtë ka sugjeruar një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Konkuk në Seul. Duke përdorur elektroencefalografinë (EEG), kërkuesit monitoruan aktivitetin e trurit të 30 të rriturve të shëndetshëm ndërsa ata angazhoheshin në aktivitete të ndryshme me qentë, përkatësisht takime, lojëra, ushqyerje, masazh, kujdes, fotografim, përqafim dhe ecje.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lloje të ndryshme ndërveprimesh kanë efekte të ndryshme te subjektet. Sipas studimit të botuar në revistën PLOS One, loja, masazhimi dhe pastrimi i qenve rezultoi në rritjen e valëve beta të trurit tek pjesëmarrësit, duke treguar rritje të përqendrimit pa stres. “Të luash me një qen kishte një efekt veçanërisht pozitiv në relaksim dhe përqendrim”,-shtojnë shkencëtarët.

Ecja me qenin kishte një efekt të rëndësishëm në relaksim, tregoi matja e fuqisë së valëve alfa të trurit. Rezultatet tregojnë se aktivitetet specifike të qenve mund të aktivizojnë relaksim më të fortë, stabilitet emocional, vëmendje, përqendrim dhe kreativitet duke lehtësuar rritjen e aktivitetit të trurit.

Ne e dimë se miqtë tanë katërputroshë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj. Shkenca ka zbuluar së fundmi se qentë mund ta dallojnë personin e mirë nga personi i keq. Dhe pasi e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja.

Ndërkaq, kinologët thonë se qentë e vegjël plaken nga mosha 7 deri në 10 vjeç, ndërsa për racat më të mëdha është rreth moshës 6 vjeç. Ndërsa qimet në fytyrat e tyre zbardhen, mund të vërejmë gjithashtu se ata çorientohen dhe hutohen. Hulumtimet e fundit nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut sugjerojnë se mosfunksionimi kognitiv nuk ndodh vetëm te njerëzit, por prek edhe miqtë tanë me katër këmbë. Ky hulumtim tregon për shumë ngjashmëri në shenjat e demencës tek njerëzit dhe qentë.