Celebrities Gossip Showbiz

Qindra spektatorë u rrëzuan përtokë, ekspertët zbulojnë çfarë ndodhi në koncertin e Lana Del Rey!

Së fundmi u publikuan pamje të pazakonta të njerëzve që binin përtokë në një koncert të këngëtares Lana Del Rey.
Koncerti në kryeqytetin meksikan Mexico City, tregonte njerëzit që rrëzoheshin njëri pas tjetrit drejt tokës teksa këngëtarja performon në sfond.

Edhe pse nuk u raportua për viktima, ngjarja e frikshme i nxiti njerëzit të kërkonin një shpjegim logjik, teksa shumë prej ndjekësve i bëri të mendojnë se bëhet fjalë për një ngjarje paranormale apo magji. Por, pavarësisht spekulimeve, G Keith Still, një ekspert i shkencës së turmës tha se:

Quhet një kolaps progresiv i turmës, ku vrulli i një personi që troket në një tjetër, rritet ndjeshëm. Mendoj se shprehja ‘efekt domino’ është mjaft e përshtatshme. Nëse grumbulloni domino, një domino mund të trokasë mbi një domino tjetër një herë e gjysmë më shumë se madhësia e tij, thjesht sepse po e ktheni një energji potenciale në energji kinetike.