Në fund të fjalës së tij të gjatë, kryeministri Edi Rama, ka spostuar me një fjali jo vetëm nga qeveria por edhe nga organizimi i zgjedhjeve të ardhshme, Taulant Ballën. Njeriu i dytë më i votuar pas tij në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ish-ministër i Brendshëm, Taulant Balla u propozua nga Rama vetëm si sekretar për Diasporën. Ai nuk figuron në listën e drejtuesve politik për zgjedhjet. Në Fier shkon kësaj here Belinda Balluku duke lënë Dibrën (e angazhuar per zgjedhjet lokale) dhe do të zëvendësohet nga Blendi Gonxhe. Ne zgjedhjet e 2021, drejtues qarku ne Diber ishte Ulsi Manja.
Në Tiranë ka gjithashtu surpriza. Krahas Erion Veliajt, Rama ka përfshire në listën drejtuese për Tiranën Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.
Një tjetër fakt që duhet nënvizuar është edhe rikthimi i kryebashkiakeve si drejtues qarqesh. Ka ndodhur me Beratin që si qark do të drejtohet nga Ervin Demo, Shkodër Benet Beci dhe Durrës nga Emirjana Sako.
Stafi drejtues për zgjedhjet parlamentare 2025
Tiranë
Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu
Durrës
Emirjana Sako
Shkodër
Benet Beci
Lezhë
Ulsi Manja
Kukës
Pandeli Majko
Elbasan
Arbjan Mazniku
Fier
Belinda Balluku
Korçë
Niko Peleshi
Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Berat
Ervin Demo
Vlorë
Bledi Çuçi
Dibër
Blendi Gonxhe
Stafi drejtues për zgjedhjet parlamenrtare 2021
Fier-Taulant Balla
Elbasan-Damian Gjiknuri
Vlorë-Arben Ahmetaj
Shkodër-Edona Bilali
Kukës-Elisa Spiropali
Durrës-Ardian Çela
Berat-Bledi Çuçi
Gjirokastër-Mirela Kumbaro
Dibër-Ulsi Manja
Lezhë-Bledi Klosi
Tiranë-Erion Veliaj