Celebrities Film & Tv Gossip

Raporti me çiftin Ejlli dhe reperin Noizy, Jori Delli zbulon të vërtetat në ‘Më lër të flas’!

Në këtë episod të emisionit “Më lër të flas” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “BBV”, Jori Delli. Pak ditë më parë reperi i njohur Noizy postoi në storyn e tij në Instagram një foto të Jori me bikini të bardha në jaht. Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeles dhe këngëtarit?

Jori vendosi të japë një përgjigje në “Më lër të flas”, ku u shpreh duke qeshur se shumë shpejt do të bëjnë dasmën.

Po në një lidhje, do martohemi. Do e bëjmë dasmën në Vlorë. Do vini ju tek dasma? Do ftoj të gjithë tek dasma.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli tregoi disa detaje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku zbuloi marrëdhënien që ka me çiftin Ejlli.

Nuk jam bashkë me Luizin. Kur kam qenë brenda nuk e kam ngacmuar fare. Pse si merrni ato klipet kur i them e kam si vëlla. Nuk flas, por e pashë dje për herë të parë tek takimi. Bëmë disa muhabete. Me Kiarën nuk kam marrëdhënie. Nuk i kam dot me zor me njerëzit. Pasi i shkruajta më ka kthyer përgjigje shumë më mbrapa dhe shkurt. Por them se janë shumë të ngarkuar me punë.