Auto & Moto

Rekord, Honda Prelude 1987 shitet për çmimin e pabesueshëm!

Shitja e një Honda Prelude 1987 me një çmim prej 79 mijë dollarë ka ngritur shumë pyetje. Makina e kuqe me transmision manual ka një kilometrazh të vogël prej 6,700 kilometrave, nuk është paraqitur në asnjë film, nuk ka qenë në pronësi të ndonjë të ndonje personazhi të famshëm dhe as nuk ka qenë njësi e fundit e ndonjë serie të prodhimit.

Është thjesht një ekzemplar në gjendje të mirë i gjeneratës së dytë sportive Honda dhe dyfishi i çmimit rekord të mëparshëm për një Prelude klasik. Çmimi final në ankand për këtë Prelude do blinte një Honda Integra Type R “DC2” i viteve 1999-2001 dhe një Honda S2000 Roadster të fillim viteve 2000, dy nga makinat më ikonike të Honda-s, të cilat janë duke u bërë pjesë e koleksioneve të ndryshme ose edhe një super makinë të viteve 90 Honda NSX me kilometrazhe të lartë.

Në sektorin e makinave të reja, mund të blini një ekzemplar të të tre SUV-ve në sallonet e Honda sot, HR-V, ZR-V ose CR-V, madje me këtë çmim mund të blihet edhe një makinë e re sportive BMW M2. Shitja, e kryer në platformën amerikane të ankandit Bring-A-Trailer, vendos një rekord të ri për makinat e Honda Prelude, duke eklipsuar çmimin tashmë të lartë prej 40,000 dollarësh të paguar për një ekzemplar të ngjashëm të kuq në korrikun e vitit të kaluar.