Renault Group ka fituar titullin “Prodhuesi i Vitit” në TopGear.com Awards 2025 në Londër. Viti 2025 ka qenë një vit plot aktivitet për Renault Group ndërsa kompania franceze e makinave ndihet krenare pasi përkushtimi u njoh nga një nga emrat më të respektuar në industri. Jack Rix, redaktor i TopGear.com, tha se “ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, me R5 dhe R4 që fituan zemrat dhe mendjet e njerëzve kudo, Clio që shpëtoi segmentin supermini, Twingo që riktheu triumfueshëm dhe R5 Turbo 3E që dëshmoi se ka ende vend për pak çmenduri. Alpine filloi odiseadën e saj elektrike me A290 dhe A390, të menduara me kujdes, ndërsa Dacia zgjeroi horizontet me Bigster dhe më pas i ngushtoi përsëri me Hipster. Të shohim për vitin 2026”.

Ky çmim i fundit kurorëzon një vit të rëndësishëm për Renaulut dhe “në emër të gjithë kompanisë, dua të falënderoj sinqerisht Jack Rix dhe ekipin e TopGear.com për njohjen”. Për më tepër, suksesi i Renault nuk përfundoi këtu. R4 mori titullin “Crossover i Vitit”, pas titullit të saj “Makina Elektrike e Vitit” në TopGear.com Electric Car Awards më herët këtë vit.
Ndërkaq, Ministria e mbrojtjes e Francës i është drejtuar Renault-it në lidhje me mundësinë e ndihmës në prodhimin e dronëve. Ministria javën e kaluar hodhi idenë se kompanitë franceze mund të ndihmonin me prodhimin në Ukrainë. “Ne jemi kontaktuar nga ministria e mbrojtjes në lidhje me mundësinë e prodhimit të dronëve. Janë zhvilluar diskutime, por nuk është marrë asnjë vendim në këtë fazë, pasi po presim detaje të mëtejshme mbi këtë projekt nga ministria”- ka thënë Renault në një deklaratë për Reuters.