Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Rikthimi i Will Smith në ekran me rolin e tij në filmin “Emancipation”, reagon Rihanna!

Së fundmi ylli i muzikës pop Rihanna mori pjesë në një shfaqje speciale të filmit të ri ‘Emancipation’ të Will Smith me të dashurin A$AP Rocky, Tyler Perry, Dave Chappelle dhe shumë yje të tjerë. Ndërkaq, Smith nga ana tjetër ka zbuluar atë që artistja dhe sipërmarrësja e suksesshme mendoi për filmin.

Rihanna-s i pëlqeu shumë kinematografia. Një gjë që është e mrekullueshme te njerëzit me ngjyrë është se ata flasin me ekranin gjatë gjithë kohës, kështu që nuk keni pse të kërkoni mendimin e tyre. Pra, nuk më duhej të kërkoja mendimin e askujt.

Filmi ka në qendër personazhin e Will, Peter, një skllav që bën një arratisje të rrezikshme nga një plantacion përmes kënetave të Luizianës me shpresën për t’u ribashkuar me familjen e tij. Filmi ‘Emancipation’ shfaqet premierë në kinema ditën e sotme dhe në Apple TV+më 9 dhjetor. Reagimi i ashpër me të cilin u përball Smith në muajt e fundit, thuhet se bëri që drejtuesit e Apple TV+ të diskutojnë mbi publikimin e filmit këtë vit, në kohë për sezonin e çmimeve, ose shtyrjen deri në vitin 2023.

Drama, për të cilën kompania thuhet se shpenzoi 120 milionë dollarë, do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të çmimeve pasi do të publikohet këtë vit. Edhe nëse filmi fiton një Oscar, Smith nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Akademia gjithashtu e ndaloi atë të marrë pjesë në ceremoni dhe çdo ngjarje të lidhur me Akademinë për 10 vitet e ardhshme. Rikujtojmë, se shuplaka famëkeqe e Smith në Oscar kundrejt komedianit Chris Rock është shpallur si videoja më e preferuar e vitit në YouTube në Mbretërinë e Bashkuar.