Celebrities Music Showbiz

Ringjallet ‘mbreti i pop-it’? Tiktok po rikthen Michael Jackson te Gjenerata Z për këtë arsye…

Rrjetet sociale kanë qenë gjithmonë një mënyrë shumë e mirë për të nderuar apo rikujtuar kohërat e dikurshme, duke filluar që nga kinematografia, muzika, stili i jetesës dhe shumë të tjera. Për t’u ndalur pak te Tiktok-u, i cili përqëndrohet kryesisht te muzika, është bërë një platformë që në një mënyrë apo një tjetër, po “edukon” brezat e rinj mbi muzikën dhe historinë e saj.

Duke qenë një rrjet social ku të qenurit “viral” është thelbësore, Tiktok ka nisur të injektojë kulturën e familjarizimit me disa nga figurat më të famshme të industrisë botërore të muzikës. Në këtë mes hyn edhe Michael Jackson, “mbreti i pop-it” siç quhej më parë, një titull që arriti t’ia rrëmbente Elvis Presley-t.

Një variant i zgjeruar i bazës instrumentale të “Billie Jean” është kthyer tashmë në një ndër tingujt më të dëgjuar të momentit në Tiktok dhe ata që u përkasin gjeneratës Z ditë pas dite po shprehen se janë rritur me krijimtarinë e Michael, ndonëse ai u nda nga jeta në vitin 2009. Madje në postimet e tyre duket se janë tepër krenar për këtë fakt, pasi ndihen mirë që kanë qenë ‘ndryshe’ nga te tjerët.

@sloan.byrdI made my parents take me to see the This Is It movie & cried (I was 11)

♬ som original – Dannxz

Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye pse emri i ikonës së zhanrit pop po lakohet më shumë nga ç’mendohej. Regjisori Antoine Fuqua së bashku me skenaristin John Logan do të sjellin në jetë dokumentarin biografik në stilin ‘musical’ ,  i titulluar “Michael” dhe me personazhin kryesor të luajtur nga nipi i tij, Jaafar Jackson.

Xhirimet e këtij dokumentari ishin pritur të nisnin që në 2023, mirëpo me luhatjet e gjetjes së përshtatshme për personazhin kryesor, vetëm tani regjisori ka mundur të konfirmojë diçka. Ndërkaq, ky realizim pritet të publikohet më datë 18 prill 2025.