Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora dhe Taika Waititi blejnë rezidencën luksoze në Zelandën e Re!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë blerë së fundmi një rezidencë superluksoze në Zelandën e Re. Rezidenca përbëhet nga tri kate, pishina dhe e gjitha vlen 5 milionë paund. Godina luksoze ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazhd të madh dhe gjithashtu shoqërohet nga një pamje mahnitëse në të gjithë gjirin. Rezidenca ndodhet në Auckland dhe ka akses edhe në plazh.

Dyshja e njohur prej pak më shumë se një viti kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë dhe duken shumë të dashuruar në çdo dalje publike të tyren. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin e saj si “zotin e seksit”. E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm.

Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ fytyra e Taika-s u shfaq në ekran dhe Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“. Më pas këngëtarja u ndje e sikletosur. Rikujtojmë, se Rita ka folur së fundmi për planet për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj. Në fillim të këtij muaji, dyshja festuan përvjetorin e parë të martesës së tyre. 32-vjecarja ka folur hapur për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.