Celebrities Showbiz

Rita Ora u prezanton ndjekësve në Instagram ‘fëmijën’ e saj!

Rita Ora ka njoftuar së fundmi se ka adoptuar një qenushe nga një strehë e shpëtimit të kafshëve. Këngëtarja e bëri të ditur këtë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram të hënën, duke ua prezantuar fansave qenushen e saj të re të adhurueshme, të cilën ajo e përshkroi si ‘fëmija i saj’.

31-vjeçarja po ndjek hapat e kolegeve të saj si Dua Lipa dhe Ariana Grande për t’u përfshirë në fushatën ‘Adopt don’t shop’ pasi mori qenushin nga Fondacioni ‘Labelle’. Fushata inkurajon njerëzit që të adoptojnë qen nga një strehë apo qendrat e shpëtimit të kafshëve, në vend që të blejnë një qen nga një dyqan kafshësh.

Rita e bëri të ditur lajmin nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja i shoqëroi fotot me fjalët:

Zonja dhe zotërinj, njihuni me Honey. E shpëtova me ‘Fondacionin Labelle’, faleminderit që më ndihmuat të gjej ‘fëmijën tim të vërtetë’, jam e lumtur që mund të ndihmoja të gjeja një shtëpi për këtë vogëlushe. Vazhdoni shfletoni në postimet tjera për të dëgjuar gërhitjen më të fortë në botë. (Oh, ata nuk më paralajmëruan për këtë. Por a më intereson? Jo! Ajo është shumë e lezetshme) dhe një fotografi e imja me një qen të rremë kur isha e vogël.

Këngëtarja e njohur në të gjithë botën me zërin e saj dhe me talentin unik, Rita Ora ka arritur një tjetër sukses tani. Nuk bëhet fjalë për një album të ri, as për një film të ri. Suksesi i radhës i përket fushës së madhe të modës. Artistja bukuroshe ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë pesë milionë funte e thënë ndryshe gjashtë milionë euro për t’u bërë imazhi promovues i markës së famshme dhe prestigjioze “Prada”.