Celebrities Film & Tv Showbiz

Robert De Niro shfaqet për herë të parë pas aksidentit në sheshxhirim

Aktori i mirënjohur i “Hollywood”-it, Robert De Niro është shfaqur për herë të parë pas operacionit që bëri, pas aksidentit në sheshin e xhirimit të filimit të tij të fundit “Killers of the Flower Moon”. Filmi i ri është një prodhim i regjizorit të famshmën Martin Scorsese.

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar, ku aktori 76-vjeçar njoftoi se kishte këputur një ligament të këmbës, pas mbarimit të xhirimeve të disa skenave të filmit, gjë që i shkaktoi dhembje të jashtëzakonshme. Aktori u shpreh se:

Ndodh, sidomos kur plakesh duhet të jesh i vëmendshëm dhe i përgatitur për këto raste. Por është një gjë që do të kalojë.

Një muaj pas aksidentit, De Niro është fotografuar teksa hyn në një ndërtesë në New York, me protezën në këmbë dhe duke çaluar. Ai shoqërohej nga një grua e cila mbante qenin dhe bastunin e aktorit.