Celebrities Gossip Showbiz

Romanca e re e Taylor Swift me Travis Kelce duket se po ‘shqetëson’ regjisoren e njohur…

Oliva Wilde duket se është kundër romancës së re të Taylor Swift me Travis Kelce. Regjisorja e “Don’t Worry Darling” me anë të një postimi në InstaStory shkroi:

Do të doja që Taylor Swift të ishte dashuruar me një shkencëtar.

Pas thashethemeve për një romancë mes të dyve dhe paraqitjes së këngëtares në ndeshjen e Kansas City Chiefs, shitjet e fanellave të Kelce janë rritur gati 400%. Swift u fotografua për herë të fundit duke parë Chiefs në MetLife Stadium, së bashku me miqtë e saj të famshëm. Dhe ndërsa disa fansa ishin të lumtur për fitoren e ekipit, të tjerë u fokusuan tek këngëtarja e cila flirtonte me atletin nga larg. Kelce, nga ana e tij ka folur për marrëdhënien me 12 herë fituesen e Grammy.

Ai zbuloi gjatë episodit të së martës të podcast-it “Chasin’ It” se nuk e kishte idenë se do të kthehej në një rrëmujë të tillë. Ndërsa këngëtarja e “Back to December” nuk ka reaguar ende për marrëdhënien, lidhja e tyre duket se është serioze pasi një burim i brendshëm pohoi se ylli i NFL është plotësisht i dashuruar me të. Taylor nuk di të ndalet pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të turneut të saj, i cili “theu” të gjitha rekordet e të ardhurave. Ndërkaq, ylli i muzikës pop mund të jetë duke përgatitur hyrjen e saj në botën e Marvel.