Sport

Ronaldo largohet nga stërvitja me skuadrën, shtohen zërat për një largim nga Juventusi…

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo u largua paraprakisht nga stërvitja e mëngjesit të sotëm për shkak të një problemi me krahun e tij, por kjo nuk i ka ndaluar mediat të spekulojnë rreth largimit nga klubi italian. ‘Bianconerët’ u stërvitën para tifozëve të tyre në fushën e Continassa këtë mëngjes.

Sipas korrespondentit të “Goal”, Romeo Agresti, Ronaldo mori pjesë në seancën stërvitore, por e la atë më herët se shokët e tij të skuadrës për shkak të një problemi në krahun e tij. Ronaldo nuk mori pjesë as në ndeshjen me shokët e tij të skuadrës në fund të stërvitjes.

https://twitter.com/romeoagresti/status/1430461775284146178

 

Të gjithë sytë janë drejtuar te ylli portugez i cili thuhet se po kërkon të largohet nga Allianz Stadium para përfundimit të afatit kalimtar veror. Agjenti i tij Jorge Mendes është në bisedime me Manchester City-n, ndërsa një lëvizje në PSG duket e pamundur edhe nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit. Të dielën, Ronaldo luajti vetëm 30 minuta në ndeshjen e parë të Serie A për Juventusin kundër Udiness, duke dalë nga stoli në pjesën e dytë.

Rikujtojmë se, CR7 ka shkruar historinë me Realin. Ai ka fituar katër trofe të “UEFA Champions League”, ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje dhe kështu që Cristiano është golashënuesi më i mirë në histori të klubit. Së fundmi kanë qarkulluar disa thashetheme se Ronaldo ka shanse të rikthehet përsëri te Real Madrid. Këtë nuk e ka pohuar vetë ai me gojën e tij por sapo e ka deklaruar gazetari njëkohësisht edhe miku i ngushtë i Rolando-s, Edu Aguirre. Megjithatë, kjo rezultoi e pavërtetë dhe se ishin vetëm lajme të rreme.