Showbiz

Ronela Hajati, ja kur e publikon këngën e re

“A do si kjo”, ky është projekti i fundit e Ronela Hajatit, të cilin e publikoi rreth tre muaj më parë. Kjo këngë ka qënë pjesë e 20 hiteve muzikore të “Top Awards” për 4 javë rresht.

Prej disa kohësh këngëtarja ka lajmëruar fansat e saj se ka qënë duke punuar për projektin e saj të radhës dhe duket se momenti për ta publikuar tashmë ka ardhur.

Përmes një postimi në bërë në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja ka treguar se nesër në mbrëmje, në orën 19:00, kënga e saj me titull “Amini” do të publikohet në kanalin e Youtube. “E dua shumë këtë këngë”, shkruan në postimin e saj Ronela.