Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Rreziku që qëndron pas atyre vakteve të gatshme që ju shijojnë aq shumë…

Një studim i fundit ka zbuluar se, vaktet e gatshme dhe buka e bardhë rrisin rrezikun e kancerit. Ushqimet e përpunuara mund të rrisin shanset për sëmundje edhe nëse keni peshë të shëndetshme, kryesisht kancerin ovarian dhe tumoret e trurit. Ushqime të tjera ultra të përpunuara përfshijnë proshutën, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, ëmbëlsirat dhe çokollatën.

Studimi krahasoi dietat e njerëzve të moshës së mesme me të dhënat e tyre shëndetësore. Ai zbuloi se çdo 10% rritje e kalorive nga ushqimet e përpunuara lidhej me një rritje prej 2% në rrezikun e kancerit. Për kancerin ovarian, i cili prek 7500 gra çdo vit, rreziku u rrit me 19%. Shanset për një vdekje të hershme nga kanceri gjithashtu u rritën krahas sasive të ushqimeve të padëshiruara. Rreziku i vdekjes nga kanceri ovarian ishte 30% më i lartë tek njerëzit që hanin ushqime më të përpunuara.

Studimi i ri vjen pasi studiuesit gjetën një lidhje midis pijeve të ëmbla me sheqer dhe kancerit të zorrëve. Ai zbuloi se të rriturit, veçanërisht gratë, që hanë dy ose më shumë për të shuar etjen e tyre çdo ditë, dyfishojnë rrezikun e kancerit të zorrëve para moshës 50 vjeç. Pijet joalkoolike, pijet me shije frutash dhe pijet energjike përbëjnë të gjitha një kërcënim të konsiderueshëm.

Në nëntor të vitit të kaluar ekspertët zbuluan se ngrënia e një diete të shëndetshme me perime mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve me një të pestën, por vetëm nëse jeni mashkull. Shkencëtarët në Universitetin Kyung Hee në Korenë e Jugut zbuluan se kanceri kolorektal kishte 22% më pak gjasa te meshkujt që hanin më shumë fruta dhe perime, krahasuar me ata që hanë më pak.

Ndërkaq, konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të paketuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit, sipas një studimi të ri shkencor. Ushqime të tilla janë pijet e gazuara, buka e ambalazhuar, ushqimet e gatshme, drithërat etj. Shpesh produkte të tilla janë relativisht të lira, të përshtatshme për t’u konsumuar dhe promovuar përmes marketingut të fortë. Ato zakonisht kanë një sasi më të madhe të kripës, yndyrave, sheqerit, shtesave artificiale dhe substancave të tjera.