Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Sa më shumë seks dhe thuajini ‘lamtumirë’ gurëve në veshka!

Rezultatet e një studimi të fundit tregojnë që përqindja e nxjerrjes së gurëve është 5,7 herë më e lartë gjatë aktivitetit seksual. Çdo i dhjeti person në planet vuan nga gurët në veshka, ndërsa më të rrezikuarit janë ata të moshës 30-vjeç. Gurët në veshka janë gunga të forta që krijohen për shkak të grumbullimit të produkteve të mbeturinave në gjak. Mund të shkaktojnë dhimbje të jashtëzakonshme dhe infeksione të veshkave por edhe probleme të tjera. Simptomat përfshijnë dhimbjen në pjesën anësore të stomakut.

Shumica janë mjaft të vegjël dhe dalin vetë dhe kjo mund të bëhet në shtëpi, por gurët më të mëdhenj do të duhej të hiqeshin me operacion. Gjithashtu, gjysma e të gjithë të sëmurëve do të kenë një tjetër gur në veshka brenda pesë viteve. Ndërkohë, ata që vuajnë nga gurët, të cilët ende mund të shkaktojnë shqetësime, inkurajohen të pinë shumë lëngje dhe të marrin ilaçe, që ndihmojnë gurët të kalojnë natyrshëm duke relaksuar muskujt në traktin urinar.

Megjithatë, në “Journal of Sexual Medicine”, mjekët në Indonezi vunë në dukje se tkurrja dhe relaksimi i qafës së fshikëzës, që ndodh gjatë orgazmës dhe derdhjes, mund të ndihmojë gjithashtu në nxjerrjen e gurëve në veshka.

Kjo është për shkak se, ndërsa muskujt relaksohen, urina inkurajohet të kalojë përmes uretrës, së bashku me gurët në veshka. Urologët në Universitetin Airlang në Surabaya kanë bërë pesë studime mbi këtë temë. Ata përfshinin 406 pjesëmarrës të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturboheshin tre ose katër herë në javë.

Dr.Yudhistira Pradnyan Kloping dhe ekipi i tij ekzaminuan sesi marrëdhëniet seksuale ndikuan në numrin e gurëve në veshka që u kaluan në secilin grup dhe sa kohë zgjati. Rezultatet tregojnë se shkalla e nxjerrjes së gurëve ishte 5.7 herë më e lartë në grupin seksualisht aktiv.

Gjithashtu, numri i njerëzve që kishin nevojë për lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62% më i ulët tek ata që ishin seksualisht aktivë. Pra, e morët vesh që marrëdhëniet seksuale ose masturbimi tre deri në katër herë në javë janë të dobishme për nxitjen e nxjerrjes spontane të gurëve nga ureteri distal.

Ndërkaq, në shumicën e rasteve janë meshkujt ata që bëjnë lëvizjen e parë dhe prekin në mënyrë seksuale partneren e tyre por gjërat kanë ndryshuar. Gratë kanë filluar të mos kenë komplekse dhe t’ia bëjnë të ditur partnerit të tyre se janë gati për të shkuar në dhomën e gjumit. Çuditërisht, ka pasur studime që kanë sugjeruar se kur gratë janë ato që marrin iniciativën, çiftet priren të bëjnë seks edhe më shumë.