Celebrities Gossip Showbiz

“Sa turp!”, Eni Koçi revoltohet me organizuesit e Festës së Birrës në Korçë

Nëse ka një temë që ka kryesuar portalet dhe ka ngjallur shumë debate është ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë. Shumë artistë kanë reaguar të revoltuar dhe së fundmi nuk ka qëndruar pa kundërshtuar dhe këngëtarja Eni Koçi.

Me anë të një Instastory, këngëtarja ka shprehur revoltën e saj duke shkruar:

Sa turp që shqyrtohet nga autoritetet përkatëse në Korçë, ardhja e Goran Bregovicit. Një artist aleat i pushtetit serb dhe mbështetës i shtypjes brutale ndaj Shqiptarëve. Shqipëria do ecë përpara vetem kur të gjithë Shqiptarët ta duan me shpirt vendin e tyre. Që një vend të zhvillohet duhet që populli ta dojë vendin, ta mbrojë identitetin dhe gjakun e vet edhe përtej kufijve. Nëse nuk dëshironi të hulumtoni faktet historike dhe urrejtes së Serbëve ndaj Shqiptarëve, merrni rastin kur gjatë ndeshjes së kombëtares tonë në Serbi, djemtë mezi kanë dalë që aty pasi i gjithë stadiumi po i qëllonte me sende të forta. Mos të flasim për masakrat dhe krimet ndaj Shqiptarëve të Kosovës, plagë ende të hapura që përcjellin dhimbje të madhe tek secili prej nesh. Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovës, ne jemi 1. Nuk ka dallim as në syte e popujve të tjerë si Serbët, edhe për ta jemi 1. Bashkia e Korçës së bashku me “Birra Korçën” e cila më duket është një ndër sponsorët kryesorë, duhet ta anulojnë këtë koncert.

Jo vetëm Eni Koçi, ditën e djeshme reaguan të revoltuara dhe Besa Kokëdhima, Fatma Haxhialiu dhe Fjoralba Ponari. 

Ndërkohë që një varg personazhesh publike shfaqin hapur zemërimin në lidhje me ardhjen e Bregovic në Shqipëri, Kozeta Kurti duket se ka një tjetër mendim. Katër ditë më parë, ajo ka bërë një postim në Instagram ku artisti këndon. Videon e ka shoqëruar me një shkrim ku shfaq se po e pret me padurim ardhjen e tij në Shqipëri. Siç është shprehur vetë Kurti, ajo do të jetë në radhët e para për të parë performancën e tij.