Celebrities Gossip Showbiz

Sam Asghari na tregon se si është si bashkëshorte Britney Spears!

Britney Spears dhe i dashuri i saj 28-vjeçar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pak javë më parë. Sam Asghari ka folur së fundmi për martesën me yllin e pop-it. Në një intervistë për ‘Good Morning America’, aktori foli për mënyrën se si ai dhe Spears po e shijojnë të qenit burrë e grua, duke zbuluar se ende nuk është mësuar me këtë status të ri. Ai bëri shaka duke treguar unazën e tij të martesës e duke shprehur se:

Duhet ta mbaj këtë gjë tani! E dini, është thjesht surreale.

I pyetur se si po kalonte Spears, Asghari u shpreh:

Ajo është e mrekullueshme, po ecën mirë. Ajo është gruaja ime!

Spears ka qenë gjithashtu mbështetëse e karrierës së aktrimit të Sam. Ai është aktualisht në filmin e ri ‘Hot Seat’ përkrah Mel Gibson, Shannen Doherty dhe Kevin Dillon. Rikujtojmë, se Asghari dhe Spears u martuan më 9 qershor në një martesë intime në shtëpinë e artistes në Los Anxhelos. Të porsamartuarit, të cilët fillimisht u lidhën pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të Britney ,”Slumber Party” në vitin 2016, njoftuan fejesën e tyre shtatorin e kaluar.

Ndërkaq, rikujtojmë se beteja ligjore mes yllit të pop-it dhe babait të saj, Jamie, nuk ka përfunduar ende. Jamie ka paraqitur së fundmi dokumente gjyqësore që kërkojnë që vajza e tij të mbajë përgjegjësi për sulmet e supozuara ndaj emrit të tij në Instagram dhe në librin e saj të ardhshëm.

Avokati i Jamie, Alex Weingarten, shkroi në një dosje se Britney vazhdon të bëjë postime publike në mediat sociale që përmbajnë akuza për çështje të ndryshme faktike. Vlen të theksojmë gjithashtu se Spears dhe Sam kanë nënshkruar një kontratë paramartesore, sipas të cilës partneri i këngëtares nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj. Një burim tha për “Page Six” se:

Britney dhe Sam nënshkruan një kontratë paramartesore në favor të saj. Çdo para që ajo ka fituar është e mbrojtur.