Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha zbulon tatuazhin më të veçantë në trupin e saj!

Blogerja e njohur Sarah Berisha dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zbuluar së fundmi disa detaje nga jeta e saj private. Ajo ka treguar se ka 7 tatuazhe në trup, ndërsa njërin e ka të njëjtë me motrën e saj, Ditea. Ndërkaq, Sarah ka treguar edhe kuptimin e këtij tatuazhi.

Kam pasur pirsing në trup. Kam dhe 7 tatuazhe në trup. I kam kujtim. Kam një tek dora, një tek këmba. Janë art. Kam një qershi këtu te këmba. Unë e kam bërë qershinë bashkë me motrën, dy qershia bashkë që nuk ndahen kurrë, plus unë i kam shumë qejf qershitë.

Ndërkaq, historia e dashurisë mes Sarës dhe Dj PM nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pra në “BBV” dhe mesa duket po vazhdon edhe jashtë saj. Së fundmi në mediat sociale u aludua se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Shkak për këtë u bë një fotografi e Sarës në ditëlindjen e Monikës, ku barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur. Blogerja ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me këto lajme, duke ripublikuar një fotografi nga ditëlindja e Monikës ku shkruhej: “Sarah është në pritje të ëmbël”. Ajo ka ironizuar dhe mohuar lajmet se është shtatzënë.

Sarah prej kohësh i është përkushtuar pasionit të saj modës dhe tashmë më shumë se kurrë e ka kthyer në profesion të vërtetë të qenit influencer, thënë kjo dhe nga ndjekësit e shumtë që i janë shtuar në Instagram që prej eksperiencës në “Big Brother VIP”. Sarah përgjatë kësaj kohe ka qenë e tërhequr nga intervistat, por vijon të komentohet për marrëdhënien e saj me DJ PM. Më shumë rreth kësaj marrëdhënie ajo i ka zbuluar e ftuar para disa ditësh në “Wake Up”.